29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha: PD vendos unanimisht djegien e mandateve

spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje me vendimin për djegien e mandateve.

Pas një takimi të grupit parlamentar të PD, Basha tha se u vendos që mandatet të digjen duke numëruar dhe arsyet se pse e çuan në këtë vendim

“Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve, duke përfshirë dhe të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës që kanë shkaktuar një situatë të pa precedentë të krizës ekonomike, të migracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social, duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë e hapjes së negociatave me BE, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të parakohshme parlamentar, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017”, tha kryetari i PD./real-news.tv

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2228224853911486/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat