fbpx

Basha për “Euroactiv”: Vendimi i KE jo ai që prisnim

basha.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar për “Euroactiv” se vendimi i Këshillit të Evropës nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim, referuar lajmit të publikuar në mediat italiane se Franca ka vënë ‘veton’, ndërsa kundër janë shprehur edhe Holanda me Danimarkën.

Sipas tij, tashmë gjithë energjia dhe fokusi i politikës shqiptare duhet të jetë te kryerja e detyrave të shtëpisë, te lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

 “Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, ka thënë Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303