fbpx

Basha për Ramën: Fyen e ofendon opozitën se është nervoz, s’ka ide dhe as plan

Vijon debati mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha në lidhje me mënyrën se si po përballohet situata me covid-19.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me diskursin e kryeministrit drejtuar opozitës, përsa i përket debatit politik për situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

Kreu i PD-së tha se Rama fyen e ofendon opozitën, pasi nuk ka ide e plane masash emergjence. Përmes disa shënimeve në tëitter, Basha thotë se Rama nuk ka hallin e shqiptarëve, por merakun e oligarkëve.

“Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!”, shkruan Basha.