fbpx

Basha përjashtoi Berishën, Ristani: Mori një vendim si skuth

B8E188A9-B1B5-47CA-A513-EA17515ABB50.jpeg

Përjashtimi i liderit historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së nga kryedemokrati Lulzim Basha është diskutuar këtë të enjte në emisionin Log. në ABC.

ish-sekretari i përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani  në fjalën e tij në emisionin Log. është shprehur se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës  ishte si të gjithë vendimet e tjera një vendim i pa konsultuar me politikanët e tjerë dhe i pabazuar në statutin e partisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ky ishte një vendim që duhet ta merrte vetë Berisha pasi ai e kishte dhe problemin dhe nuk duhej të merrej nga Basha.
Lulzim Basha surprizoi dhe këtë herë, Ai  vepron në minutën e fundit natën, siç bën edhe me kolegët e tjerë, nuk ka dyshim që statutin e PD-së e ka grisur me kohë dhe këtë herë ka marrë një vendim personal në kundërshtim me statutin. Përjashtimi duhej të ishte konsultuar me grupin. Organet vendimëmarrëse janë organet kopetente në PD, është Këshilli Kombëtar. Unë e kam të përsërit që ai duhet të respektojë statutin. Mori një vendim si skuth, natën pa e konsultuar një vendim me politikanët e tjerë dhe me njerëzit që janë pjesë e vendimmarrjes në PD.Vendimmarrja i takonte Sali Berishës”, ka thënë ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303