fbpx

Basha: Peshq të mëdhenj në pranga? I kapën të ngordhur

lulzim-basha.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Për liderin e partisë Demokratike Lulzim Basha, arrestimet mbrëmjen e së dielës të dy ish-deputetëve socialistë, janë përpjekje propagandistike për të mbuluar sipas tij – një dosje që është akoma edhe më e madhe.

Peshku i madh për kryedemokratin, është Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.

“Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë përpjekje për të shpëtuar Dakon, për të shkatërruar hetimet që duhet të çojnë një orë e më parë në arrestimin e Dakos. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela”, – tha Basha duke ju referuar drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda e cila këtë të hënë doli në një konferencë të përbashkët për media, me drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe ku foli pikërisht për arrestimin e Arben Çukos, ish-drejtor i Burgjeve, dhe ish-deputetit të majtë, Arben Ndoka.

Basha foli për një skenar të mirëfilltë, kur tha se këto arrestime janë bërë që ish-zyrtarët të lirohen më tej dhe akuzat tu lehtësohen.

Sipas kryedemorkatit, në burg duhet të jenë edhe Taulant Balla, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij Agroni, si dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

“Kjo është përpjekje  propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me ndonjë peshk të ngordhur”, përfundoi Basha.

Prononcimi i plote i Bashes per mediat

Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme, është dosja hetimore e Vangjush Dakos. 

Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, i cili, siç kam paralajëmruar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokurorisë shqiptare dhe të partnerëve ndërkombëtare, në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar. 

Pra, në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke iu ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar shqiptar. 

Pra, peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos. 

Kjo është e vërteta!

Ky është realiteti që kam denoncuar tash dy vjet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. 

Ndaj, ngjarjet e mbrëmshme nuk janë gjë tjetër vetëm se pjesë e skenarit të shkatërriimt të dosjes hetimore ndaj peshkut të madh të kësaj dosje që quhet Vangjush Dako. 

Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë, do të lirohen dhe akuzat do t’u lehtësohen. Është e gjitha pjesë e një përpjekje të Prokurorisë të kapur nga krimi dhe nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. 

Sot ne faktikisht nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël të cilëve prapë se prapë do t’i lehtësohen akuzat dhe do të lirohen, siç ka ndodhur në të gjitha rastet e derisotme, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë, si pjesë e kësaj dosje hetimore. 

Të njëjtin fat i presin edhe dosjet e tjera hetimore, të cilat ngarkojnë drejtpërdrejt me përgjegjësi kriminale Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, dhe natyrisht edhe hetimet për Sajmir Tahirin dhe Agron e Fatmir Xhafajn. 

Asgjë të re nuk kemi përveçse një përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako-Krimi i  Organizuar, në një dosje peshqish të vegjël dhe ndonjë peshk i ngordhur që edhe ata do t’i lehtësojnë dhe do t’i nxjerrin shumë shpejt në arrest.

Pyetje: Z. Basha, por përse i paragjykoni operacionet? Ambasadori i BE-së në Tiranë pati vlerësime maksimale për operacionet…

Basha: Unë nuk paragjykoj asgjë. Unë ju kam thënë para dy vjetësh, që ka një dosje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Vangjush Dakon. Unë ju kam  thënë para dy javësh, që po bëhet gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje.

Dhe ajo që ndodhi mbrëmë është pikërisht kjo, mosarrestimi i Vangjush Dakos dhe manipulimi i dosjes hetimore, për t’ju ushqyer ju dhe nëpërmjet jush shqiptarët dhe disa peshq të vegjël është pikërisht ajo që po ndodh.

Nuk ka asnjë paragjykim këtu, por ka faktim të asaj që kam thënë prej kohësh, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, bashkë me Donika Prelën e cila ka qenë prokurore në Durrës, të bëjnë gjithçka që hetimi për Vangjush Dakon të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa ish-deputetëve dhe disa cironkave të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *