Basha plas videon: Ja si Rama mashtroi shqiptarët me legalizimet falas

Rama-Basha-770x433.png

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’, ku sërish ka akuzuar kryeministrin Rama.

Kësaj radhe, Basha është kapur me procesin e legalizimeve, ku sipas tij Rama i mashtroi shqiptarët.

Me anë të një videoje të shpërndarë, kryedemokrati shkruan se vetëm largimi i Ramës i sjell të mira këtij vendi.

“Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxori mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa”-thekson Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303