“Basha po dëmton qëllimisht PD, e ka dërguar Soros”

Fakti që protesta e djeshme u filloi në orën 18:00 në mbrëmje dhe jo paraditë sicc është bërë herët e tjera, sipas Avokat Altin Goxhaj ka një sekret.

Në një intervistë të dhënë në Faxneës Goxhaj tha ai orar është lënë për të prishur imazhin e PD-së në botë pasi sipas tij Basha është i deleguari i Sorosit dhe është shërbëtor i Rilindjes.

“Kush e di se çfarë po bën Erion Veliaj në Tiranë e kupton se Veliaj është shumë herë më i keq se Rama. Tani edhe nëse shkon Basha në zgjedhje ose nëse vijnë zgjedhjet e parakohshme siç duan këto  me Pandi Majkon kryeministër, prapë nuk i fitojnë zgjedhjet sepse nuk ka mundësi lançimi për kandidatët. Unë vazhdoj të jem partizan se Basha është i deleguari i Sorosit dhe shërbëtor i Rilindjes. Lulzim Basha është paterica e Edi Ramës. Sekreti i protestës në orën 6 është se Basha po përpiqet që ta bëjë PD-në të ketë një imazh sa më të keq nëpër botë”,-tha Goxhaj.