fbpx

Basha: PPP po shkatërron shëndetësinë, Rama i hapi derën mafies farmaceutike

lulzim-basha.jpg

Edhe pse ka bojkotuar zgjedhjet, partia demokratike ka vijuar me paraqitjen e programit politik në shëndetësi. Pasi radhiti problemet e sistemit shëndetësor, lideri demokrat Lulzim Basha e krahasoj Shqipërinë me vendet e Afrikës.

Në takimin rajonal për vizionin dhe sfidat e shëndetësisë, kreu i PD akuzoi qeverinë se po e shkatërron këtë sektor më anë të PPP-ve korruptive dhe të pakontrolluara, dhe si rezultat i kësaj sipas kreut të PD pacientët po konsumojnë ilaçe të skeduara.

Lulzim Basha: “1 në 10 ilaçe sipas Organiztatës Botërore të Shëndetësisë bën pjesë në industrinë e fake-drugs. Një vit para se qeveria Rama ti hapte derën kanabisit, pastaj heroinës dhe kokainës, i hapi derën mafias farmaceutike.”

Basha  premtoi para studentëve të mjekësisë se me ardhjen e tyre në pushtet do të rrisë pagën minimale për mjekët dhe infermierët.

Lulzim Basha: “Brenda 4 vjeçarit të qeverisjes sonë, paga minimale për mjekët do arrijë 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët do arrijë 700 euro në muaj.”

Deputeti i CDU-së në Budenstagun gjerman Martin Henze, i cili po asiston selinë blu në hartimin e programit, kërkoi nga qeveria që të kontrollohen dhe të monitorohen PPP-të dhe të mos jepen për një afat mbi standardet e BE-së.

Martin Henze:“Ju ne Shqipëri duhet të keni një ligj të posaçëm për PPP-të. Rekomandimi ynë është që të respektohen kriteret e BE-së që të mos krijohen monopole. Koncensionari i Check up në Shqipëri ka krijuar monopol dhe kjo ka sjellë ndikim negativ në cilësi. Monopoli në një sektor prek konkurrencën e lirë.”

Ndër të tjera deputeti gjerman tha se në vendet e BE-së tenderët jepen për një afat kohor 40-80 vjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303