fbpx

Basha propozon 5 masa ndaj biznesit të dëmtuar nga tërmeti

78455549_2803673453017151_1487104367218655232_o-1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emër të PD dhe opozitës së bashkuar prezanton 5 masa për efekt të menjëhershëm ndaj biznesit të dëmtuar materialisht dhe financiarisht nga tërmeti.

Sipas Bashës bizneset duhet të përjashtohen nga një sërë  tarifash gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

5 masat e propozuara nga PD dhe Opozita e bashkuar: 

Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303