Basha propozon emrat: Ja ekipi i ri drejtues i PD

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë të ditur emrat e propozuar për Kryesinë e PD-së. Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të zgjedhur anëtarët e Kryesisë.

Dy nga propozimet për organet statutore janë ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Halim Kosova. Më poshtë, gjeni propozimet nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Sekretariati organizativ :

Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Përgjithshëm
Çlirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar për Çështjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar për Burimet Njerëzore

 Propozime për organe statutore
Bujar Nishani – Kryetar i Këshillit Kombëtar
Halim Kosova – Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës
Jemin Gjana – Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani – Kryetar i Komisionit të Apelimit
Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar

 Kërkesë për votëbesim:

Edi Paloka – Nënkryetar
Edmond Spaho – Nënkryetar

Anëtarë të kryesisë ex officio:

Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Këlliçi