Basha: PS ka dështuar me turp që në 2015-ën

d0daa60a-571a-45c4-9be4-a696ca7d432e-675x450.jpg

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i shprehu mirënjohjen strukturave të PD në Vaun e Dejës, sipas tij, për qëndresën dinjitoze ndaj sulmit të strukturuar kriminal të qeverisë ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës, kryetarit të saj dhe interesit të qytetarëve të kësaj bashkie.

“Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokratë në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria”, tha Basha.

Kreu i opozitës dënoi përpjekjet kriminale të pushtetit për të inkriminuar kryebashkiakun Zef Hila, të cilin e cilësoi si një nga kryetarët më të suksesshëm të pushtetit vendor që ka pasur Partia Demokratike në 30 vite. Basha tha se duke i shërbyer interesit të qytetarëve të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila është një shembull për drejtuesit vendorë.

“Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer”, u shpreh kreu i PD.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303