Basha: Pse hesht ‘hajduti psiqik’ për Vangjush Dakon?

dako-rama-compressor-1.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në Facebook duke iu referuar përgjimeve të Bild.

Ai ka publikuar një video, ku në të flitet për shitblerjen e votave nga ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në statusin e tij, Basha ngre pyetjen se pse Rama ka heshtur për Dakon, duke e cilësuar si bankomatin e tij personal.

Postimi i plotë i Bashës:

Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal?
Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?
Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?
Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes
Rama-Dako-Avdylaj:

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303