Basha publikon videon e Ramës nga Thumana: Propaganda me regji qendrore, nuk e fsheh dështimin

basha-3.png

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar sot lidhur me premtimin e bërë nga kryemnistri Rama në Thumanë për pastrimin e zonës deri më 8 prill. Basha thekson se diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe se ky është një tregues  se si kjo qeveri me në krye kryeministri Edi Rama, ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve edhe më shumë gjatë pandemisë.

“Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës. Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve”, shkruan Basha.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303