Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një tjetër video ku denoncon mosmbajtjen e premtimeve nga ana e Qeverisë “Rama”.
Këtë herë, Basha është përqendruar te çmimi i energjisë elektrike.
“Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin.
Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetëvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë.
Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij.
#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha, teksa poston videon të cilën mund ta ndiqni këtu.