fbpx

Basha pyetet nëse do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19, ja thirrja e fortë

basha-me-gazetaret-2-735x450.png

Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet pak momente më parë nga gazetarët se nëse do ta bëjë vaksinën kundër Covid-19 apo jo.

Ai tha se do të vaksinohet pa diskutim dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve.

“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen. Pse Shqipëria nuk ka marrë masa për vaksinimin. Kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës”, deklaroi Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303