Basha: Rama ka dështuar, autor i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë të fundit një bashkëpunëtor të padrejtësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!
Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij! Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.