fbpx

Basha: Rama po mundohet t’i mbyllë gojën shqiptarëve, koha që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe  akuzon Ramës se pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

“Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar”, shkruan Basha, në krah të videos së mëposhtme.