fbpx

Basha: Ramavirusi po mbyll mediat për të mbytur zërat kritikë

Nëpërmjet një postimi  të fortë në rrjetet sociale, kryetari i opozitës në vend, Lulzim Basha ka reaguar për rastet e reja me COVID-19 nëpër fasoneri si dhe për gjobitjen e gazetares Sonila Meço e cila kishte thyer urdhërin për numrin e të ftuarve në studio.

Basha thotë se Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 pasi refuzoi t’i mbyllë ato dhe t’u japë pagat e mbijetesës.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e kryedemokratit Lulzim Basha.