Basha, Ramës: Dje mbrojte Tahirin, sot po mbron Xhafajn e Veliun

1539008462_ediramalulzimbasha.jpg

Teksa Kryeministri Rama zhvillonte një takim me drejtuesit e policisë dhe akuzonte opozitën për inskenime i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike.

Basha thotë se Rama po vepron njësoj siç veproi me Tahirin, kur e mbronte me vrull të madh ndaj akuzave të bëra nga Dritan Zagani.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303