Basha, Ramës: Po nxit konflikt civil

basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për kompanitë që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

“Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra milion euro janë vjedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme. Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. Dua të falënderoj dhjetëra aktivist të shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime.”, tha Basha në një konferencë për mediat nga selia blu.

Kryedemokrati Basha apeloi kryeministrin Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve, ose në të kundërt u shpreh ai vendi shkon drejt një konflikti civil.

Ndërsa akuzoi prokurorinë si bashkëfajtore, Basha kërkoi prej saj të hetojë futjen e policisë në shkelje të ligjit në auditorë.

“Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.

Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët. I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil.” U shpreh Basha.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303