25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Basha reagon ashpër: Bashkë me Ramën sot dështuan të shkatërronin shpresën e shqiptarëve

Kryedemokrati u shpreh në një komunikim me mediat, se vendosmëria e demokratëve mbrojti sot shtëpinë e tyre nga kulisat e Sali Berishës.

“Sot është një dittë kur nga njëra anë një pakicë abosolute e ramës e bashkuar me një pakicë kriminale të Berishës, ndodhen përballe një opozite të bashkuar.

Sot është dita për t’u bashkuar e për të qëndruar të bashkuar si demokratë. Më jep imunitet ta caj PD në gjysmë, që të qëndorj në pushtet. Kjo është e vërteta që duhej thënë shkoqur vite më parë.

Për një orë e gjysmë policia e shtetit u vendos jashtë kushtetutës. Në një ditë tragjike si kjo duket në horizont dita e shpresës që po lind. Pavarësisht se kemi përballë trekëndshin e Bermudës, burrat e gratë ditën të qëndrojnë e të japin shpresën e sinjalin e bashkimit me të gjithë demokratët kudo ku janë.

Mirënjohje shqiptarëve që nuk e humbin shpresën. Ky është misioni ynë, për këtë mision kemi qëndruar fuqimisht edhe pse ndodhemi përballë partisë shtet, dhe ish mësuesit të Ramës, Sali Berishës që sot menduan se do shkatërronin shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ia dolën dot.

ne jemi kkëtu me vendosmërinë për një kapitull të ri në politikën shqiptare. Vendosmëria mbrojti shtëpine e demokratëve sot nga kulisat e Berishës.- u shpreh Basha.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat