Basha reagon për Alvinin: Drama mori fund, falënderoj partnerët italianë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas shpëtimit nga kampi Al-Hol në Siri të vogëlushit Alvin Berisha, i cili është tashmë në rrugë drejt Italisë ku e pret babai i tij, Afrimi.

Nga takimi me një grup të rinjsh në Vlorë, Basha falenderoi autoritetet italiane dhe shtoi se duhet bërë më tepër pasi ka edhe fëmijë të tjerë shqiptarë në këtë kamp.

“Është drama e një djali që është shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falendero organizatat italiane. Por nuk është fundi i dramës sepse ka edhe fëmijë të tjerë. Dua të falenderoj partnerët italianë, por le ta mbyllim me këtë lajm të mirë dhe t’i urojmë Alvinit rrugë të mbarë,” u shpreh Basha.