Basha reagon shumë ashpër ndaj Ramës: Hajdut ordiner, të ndershmit të kanë…

ediramalulzimbasha-e1492423930420-800x425-780x439-780x405.jpg

Pas deklaratave të forta të Kryeministrit Rama, Kryetari i Partisë Demokratike ka vendosur t’i përgjigjet në postim në rrjetet sociale.

Lulzim Basha shkruan se Ramës ja kanë vënë vizën njerëzit e ndershëm dhe e cilëson atë si nëj hajdut ordiner.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303