Basha refuzon sërish propozimin e Ramës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme lagjen nr.7 në Durrës dhe ka bashkëbiseduar me banorët mbi problemet që ata po përballen si pasojë e situatës së rënduar që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Basha iu premtoi banorëve se do të bëjë gjithçka ka në dorë për t’i ndihmuar.

I pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me qeverinë, Basha është shprehur se gjendja paraqitet tragjike, dhe nuk është koha as për teatër dhe as për poza.’Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë konkrete, nuk do as poza, as teatër. Mbështesim çdo përpjekje të qëverisë që iu vjen në nevojë ketyre njerezve. këta njerëz kanë nevojë për ndihmë.Nga ana tjetër, do bëjmë çdogjë këmi në dorë ne si opozitë dhe mbështetësit tanë, vullnetarisht’, shtoi lideri demokrat.