Basha rrëfen planin e tij për daljen nga kriza

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme me qytetarët e Vlorës në lidhje me zgjedhjet më 30 qershor, si dhe krizën në vend.

Ai ka thënë se PD ka një plan të qartë për daljen e Shqipërisë nga kriza.

“Jam këtu në Vlorë, siç isha ne Selenicë, siç isha dje në Lushnjë, Fier e Mallakastër, e siç do të jem ne në çdo qytet e pjesë të vendit, për të ndarë jo vetëm me strukturat e Partisë Demokratike, por me të gjithë qytetarët e vendit, bindjen se ndryshimi që shqiptarët kanë kërkuar me votën e tyre më të pastër, refuzimin e 30 qershorit, do ta kthejnë në energji për ndryshimin e pandalshëm dhe të pashmangshëm, që po vjen për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Më tej, Basha falënderoi vlonjatët që refuzuan votimin në 30 qershor, të cilën ai e quan ‘farsë’. /real-news.tv