20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Basha: Shkolla e Magjistraturës, një shkollë partie, synohet kapje afatgjatë

spot_img

Pas mbledhjes së grupit, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku foli për ligjin e magjistraturës, duke u shprehur se mazhoranca e ka kapur këtë shkollë, e cila mund të quhet tashmë një shkollë partie sipas Bashës.

“Ligji për magjistraturën është maturuar vetëm me votat e mazhorancës, në mënyrë të tillë që pasi ta kapnin këtë shkollë, asnjë parti tjetër të mos ndërhynte. Ajo është tani një shkollë partie. Ky është një institucion i kapur totalisht nga Edi Rama. Njerëz të lidhur me PS prej një apo dy brezash. Synohet një kapje afatgjate e sistemit”, tha Basha.

Më tej, Basha u shpreh se Magjistratura nuk e zgjidh mungesën e Gjykatës Kushtetuese. “Nëse reforma në drejtësi do të funksiononte, atëherë Saimir Tahiri do të ishte në burg”, tha kreu i PD.

Basha foli më tej për kërkesat dhe qëndrimet e PD: “Ti qëndrojmë besnik konsensusit të 21 dhe 22 qershorit 2016. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të Përgjithshëm. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë ne zgjedhjes së KLGJ dhe KLP. Ky proces është i pavlefshëm bazuar në ligj, pasi këta anëtarë duhet të zgjidhen në bazë të kushtetutës. Zgjidhje urgjente e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat