fbpx

Basha shkon te fasoneria në Kombinat, del me deklaratën e fortë

basha-2.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në një fasoneri në zonën e Kombinatit në Tiranë ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e sipërmarrësit dhe punëtorëve atje.

 “Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”, shkruan Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303