Basha s’i ndahet Ramës, i jep mesazhin e fortë…

Kryedemokrati Lulzim Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë të drejtuar nga ai.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha teksa e cilëson Qeverinë me terma “bandë” dhe kryeministrin Rama si “kryehajdut” shkruan se PD e ka bërë zgjedhjen duke qenë kundër tyre.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”-shkruan ai.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/401458967301694/?v=401458967301694