Basha siç nuk e kemi parë kurrë, i bën kërkesën e papritur Ramës: Hajde të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si kurrë më parë, ka rënë sot dakord që të diskutojë dhe miratojë së bashku me mazhorancën, reformën zgjedhore.

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha deklaroi se kjo reformë duhet të mbyllet sa më parë.

“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Prej muajit shtator ky është një kusht i pakalueshëm i Bundestagut gjerman.

Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e me parë të reformës zgjedhore dhe mandaton zotin Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara të reformës zgjedhore, duke iu qëndruar pikave tona.

E para, krijimi i një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe transparent. Miratimin me konsensus jashtë Parlamentit të çdo propozimi për reformën zgjedhore, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsesus, pa asnjë ndryshim në seancën plenare. Përfaqësuesit e palës tjetër të mos e zvarrisin më këtë proces”, tha Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ky është një hap për zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat deklaroi se zgjidhja do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme, me një Kod Zgjedhor që adreson problemet e shit-blerjes së votës. PD dhe opozita e bashkuar dhe qytetarët duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike që vjen vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Lulzim Basha.