Basha takim me banorët e dëmtuar, ja propozimet e tij për qeverinë

419aa5d675e1dca73fbfe7d8d37c5fd7_L.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme banorët e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj dhe Kertushë të Ishmit si edhe Armath.

Ai ka lëshuar thirrje se si fillim duhet bërë vlerësimi i objekteve të dëmtuara dhe më pas alokimi i fondeve.

Basha tha:

-Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

-Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëhershme dhe afatgjata.

-Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anulimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303