Basha takim me ish-kryeministrin kanadez, ja biseda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar ditën e sotme ish kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Me anë të një postimi në rrjetin social tëitter, Basha e cilësoi ish kryeministrin kanadez si një mik të çmuar dhe përkrahës të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

‘Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU Stephen Harper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE’,- shkruan kryedemokrati Basha.