fbpx

Basha takim me Vjosa Osmanin

Screenshot_1-1.jpg

Lideri i opozitës Lulzim Basha pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se gjatë këtij takimi shprehu domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës.

“U zotova gjatë takimit se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.  Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Askush nuk do të mund ta përbaltë luftën e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303