fbpx

Basha takon banorët e pallatit 12 katësh në Durrës, zbardhen porositë që iu lë

basha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar paraditen e sotme në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo. Në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët kanë si shqetësim kryesor zvarritjen e vendimmarrjes dhe mungesën e vëmendjes shtetërore. Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, zoti Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

 “Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të certifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”.

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303