Basha takon familjet pronare të Tiranës: Kemi detyrimin t’i japim zgjidhje çështjes së pronave

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Detyra e PD, tha Basha, është që ti japë zgjidhje çështjes së pronave.

Basha: Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.