fbpx

Basha takon Kurtin, zbulohet premtimi që i bëri kryeministrit të Kosovës

06f6d38784e18885695208435b9d2e4a_L.jpg

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, duke i shprehur mbështetjen maksimale. Ai e siguroi kryeministrin e Kosovës se mund të vazhdojë të mbështetet te Partia Demokratike, ‘sot si opozitë e forte dhe nesër në drejtim të vendit’.

Reagimi i plotë:

“Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë”!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303