fbpx

Basha takon operatorët turistikë, ja 5 problemet kryesore të bizneseve nga COVID-19

WhatsApp-Image-2020-05-14-at-3.32.03-PM-2.jpeg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije ditën e sotme gjendjen e bizneseve nga koronavirusi. Ai ka qenë në Durrës sot ku ka takuar operatorët turistikë.

Basha tha se problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosoven por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.

Ai parashtron 5 kërkesat e operatorëve të turizmit për qeverinë të dala nga takimi.

Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:
1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.
3. Anulimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qëndrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.
4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.
5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303