fbpx

Basha takon pronarët e bizneseve dhe u këron ta votojnë: Na duhet që më 25 prill të…

basha-1.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha është takuar sot nga afër me disa pronarë të bizneseve në kryeqytet, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre ndërsa i ka siguruar se më 25  prill do ndodhë ndryshimi i madh.

Basha ka kërkuar që ditën e zgjedhjeve të gjithë të jenë të bashkuar dhe të rrëzojnë me votë Edi Ramën. Kreu i PD tha se ai nuk bën premtime, por ka angazhime që do t’i mbajë sapo të vijë në pushtet.

“Më 25 prill të bëhemi bashkë ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne kemi dalë tju ndihmojmë. Por na duhet në 25 prill të jemi të gjithë bashkë. Në 25 prill humb Rama dhe fiton e gjithë Shqipëria.

Programi ynë është t’ju vijë në ndihmë juve, njerëzve të punës. Nuk keni parë një ditë të bardhë. Unë s’kam premtime, kam vetëm program dhe angazhime. Të gjithë bashkë në 25 prill në kutitë e votimit”, u shpreh Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303