Basha takon tregtarët dhe fermerët në Rrogozhinë, shpërthen keq ndaj Ramës

BASH.gif

Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar sot tregtarët dhe fermerët në Rrogozhinë ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Basha theksoi në fjalën e tij se gjendja e fermerëve dhe tregtarëve të Shqipërisë është e mjerë, ndryshe nga propaganda që bën qeveria.

“Përshëndetje të dashur miq! Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre, prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është po aq, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës, konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra, e dëgjuat rrinë 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht të pa lidhje me realitetin.

Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale, bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdolloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike. Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminale sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie.

Ky është realiteti këtu nga tregu i Rrogozhinës. Tani do të shkoj tek disa prej fermerëve të Rrogozhinës. Ky është realiteti i vërtetë i Shqipërisë reale. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa shfaqjet me regji qendrore janë një fantazi e pështirë, një gënjeshtër e madhe e cila duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303