Basha, thirrje prokurorëve dhe policëve: Mos i shërbeni një organizate kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu dhe ka zgjedhur t’i bëj thirrje prokurorëve dhe policëve të ndershëm që të mos i binden urdhrave të paligjshëm, që sipas tij dal nga banda në pushtet.

Basha i ka bërë thirrje gjithashtu prokurorëve të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit si dhe të kërkojnë t’i hiqet imuniteti Taulant Ballës, pasi provat janë ulëritëse.

“Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar një dëshmitar të rremë, për të mbrojtur vëllanë e Fatmir Xhafajt, janë të pakundërshtueshme. Deri tani nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Veliun, drejtorin e Policisë së Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe moshetimi i krimeve janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe do të mbajnë përgjegjësi. Ata që bëjnë krime e mendojnë se do t’i mbrojë Edi Rama kanë marrë fund. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Përpjekjet e tij janë shprehje paniku”, tha ndër të tjera Basha.

Lër një koment