Basha thirrje Ramës: Anulo koncensionet 120 milionë Euro për 10 oligarkë

1580461186_basha.jpg

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë në Vizion Plus lidhur me situatën emergjente që po kalon vendi dhe i ka dërguar një thirrje Kryeministrit Rama dhe Qeverisë që stë anulohen koncensionet për oligarkët dhe ato para të injektohen

“Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani, në kuptimin e fondeve buxhetore, dhe për këtë ne kemi treguar fare qartë se ku janë paratë. 120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anullohen menjëherë. Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot. Sot prioritet është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, janë shtresat në nevojë të cilat po afrohen në një pikë vlimi ku nuk kanë më me çfarë të përballojnë të përditshmen e tyre dhe është ndërtimi i mekanizmave për të mbrojtur ekonominë. Të gjithë ekonominë, biznesin e vogël pa diskutim pasi është prioritet. Është motori i ekonomisë, është shtylla kurrizore e ekonomisë, fermerët po kështu por edhe punëmarrësit e mëdhenj. Masat duhet të jenë të vendosura, duhet të jenë të shpejta sepse kjo, njësoj si fillimi i krizës, së infektimit nuk pret. Në qoftë se i shkojmë nga mbrapa, atëherë dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe do të na kushtojnë shumë më shumë se në rastin kur veprojmë menjëherë, ashtu siç kemi sugjeruar, ashtu siç kemi propozuar me masa konkrete. Është koha për të frenuar çdo shpenzim korruptiv dhe abuziv. Siç e thashë, 30 milionë euro për beton do të mjaftonin 2 muaj për 70 mijë punonjësit e fasonerisë me pagë minimale”, tha ai.

 

 

scroll to top