Basha tregon sesi do të largojë kryeministrin Rama

basha-proteste.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi mbrëmjen e sotme për më shumë se dy orë Kryesinë e kësaj partie.

Pas mbledhjes, Basha deklaroi për mediat se do të hartohet një kalendar protestash popullore në Tiranë dhe rrethe.

Vendimi i parë i Kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash popullore të shtrira në të gjithë vendin dhe natyrisht protestave kombëtare në Tiranë për të cilat në ditët në vijim Kolegji i Kryetarëve dhe Këshilli Kombëtar i PD do të marrin vendimet përkatëse të organizimit të kalendarit të datave të mobilizimit mbarëqytetar për të vazhduar protestat mbarëpopullore për largimin e Maduros së Ballkanit“, u shpreh Basha./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303