fbpx

Basha uron Krishtlindjen: Një lutje për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

basha.png

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vigjilje të Krishtlindjeve ka uruar të gjithë shqiptarët.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati ka bashkangjitur edhe një kartolinë urimi për të gjithë shqiptarët, ku i uron begati e lumturi shqiptarëve kudo që ndodhen.

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!

Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.

Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303