fbpx

Basha vihet në vështirësi nga gazetarja, dredhon përgjigjen pas pyetjes me spec

Kryetari i Partisë Demokratike i pyetur nëse do të pranonte të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin, një nga deputetët e maxhorancës emri i të cilit ka dalë në përgjime për blerje votash, deklaroi se nuk  flet për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë e palës tjetër.

“Unë në emër të opozitës së bashkuar ju informoj sot ne kemi autorizuar dy përfaqësuesit tanë për të përsëritur qendrimet tona që prej tetorit, për ti kujtuar ata për përgjegjësitë që kanë dhe vonesat të cilat rrezikojnë jo vetëm thellimin e krizës politike dhe ekonomike për shqiptarët, por edhe bllokimin e integrimit. Pala tjetër, unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo për papërgjeshmërinë e palës tjetër dhe kë përcaktojnë ato për tu përfaqësuar.”- u shpreh Basha.