fbpx

Basha viziton familjen e vjetër tiranase: Plani jonë për ringritjen e ekonomisë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një vizitë ditën e sotme në një familje tiranase, ku bëri disa bisedime me familjen Petrela. Në fokus të bisedës ishte kriza e biznesit.

Ai tha se me anëtarët e kësaj familje ka diskutuar jo vetëm për krizën ekonomike, problemet me pronat por edhe planin që ka PD për ringritjen e ekonomisë.

Postimi:

Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira