Basha zbuloi faktin tronditës, thyen heshtjen Rama

basha-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama menjëherë ka reaguar pas akuzave të Bashës për inceneratorin e Fierit.

Rama shkruan se PD dhe e gjithë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh dhe plehrash ka qenë në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo.

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”- shkruan Rama.

Por ja cfarë tha Basha:

“Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi tregon që inceneratori i Fierit është një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan.Jane harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin.A ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet me inceneratorët?

Pyes SPAK: Kur do të dilni përpara shqiptarëve të informoni se çfarë po bëni me dosjet e inceneratorëve”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303