fbpx

Basha zbulon kushtin për t’u kthyer në Kuvend

basha.png

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati deklaroi se opozita nuk do të kthehet në Kuvend pa u bërë vetting-u i politikanëve.

“Nuk bëhet asnjë kompromis! Pastrim nga Kuvendi i politikanëve që janë të lidhur me krimin. Kthim në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin nuk ka dhe nuk do të ketë”, theksoi Basha.

“Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminelë, do të përfundojnë në burg. Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral. Edi Rama futi duart në zgjedhje dhe këtë e dinë të gjithë, si ne dhe miqtë ndërkombëtarë”, shtoi Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *