19.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Basha: Zgjedhjet lokale, në një ditë me zgjedhjet e parakohshme

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, në një takim me fermerët e Vaut të Dejës, ka thënë se mundet që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur, si në nivel lokal, ashtu edhe qendror”, tha Basha.

Duke i kërkuar shkodranëve që të tregohen të zgjuar kur zgjedhjet të trokasin, Lulzim Basha u zotua se vendimi i parë kur të vijë në pushtet do të jetë anulimi i kontratave dhe koncesioneve abuzive, të cilat, sipas Bashës, do i nënshtrohen ligjit antimafia.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat