Basha zhvendoset në Greqi për 28-nëntorin, publikohet ftesa publike

Njoftohet se kryetari i PD, Lulzim Basha do të festojë 28 Nëntorin në bashkatdhetarët në Athinë.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në mjediset e Hotel Radisson Blue Park, në zonën Pedion Areos.

Ftesa publike:

Të dashur bashkatdhetarë! Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, në ora 19:00, fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, në një takim festiv në Athinë, për të festuar së bashku, ditën më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.

Më pas në orën 20:00, z. Basha do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët Shqiptarë që jetojnë në Greqi, për problematikat e emigracionit shqiptar, alternativë e Partisë Demokratike për emigrantët dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin e çdo Shqiptari, pavarësisht se ku jeton.

Mirëpresim çdo Shqiptar që jeton ne Greqi, pavarësisht bindjeve politike.

28 Nëntori është dita e Shqiptarëve!

KRENAR QË JAM SHQIPTAR!

Adresa ku do të zhvillohen të dyja takimet:

Salla e mbledhjeve dhe eventeve:

RADISSON BLU PARK HOTEL

Leoforo Aleksandras 10, Athinë, Greqi.