fbpx

Basha zotohet para Yuri Kim: Të vendosur që brenda 31 majit të përfundojmë Reformën Zgjedhore

Pas takimit që zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, kryetari i PD-së Lulzim Basha u zotua se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

Basha tha para Yuri Kim se se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë.

“Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet. Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës. ”- tha ndër të tjera lideri i opozitës.