fbpx

‘Bashkë me Erionin që jeni me miza në kokë…’, Rama nuk kursen humorin me të vetët

ba410d1ddd21d92ca81f66c809d270c7_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnje, ku ka inspektuar “veprën madhore e ujitjes”, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës. Mirëpo, ai nuk i ka kursyer batutat me deputetin e PS, Bujar Çelën dhe zv.ministrin e Bujqësisë Dhimo Kote.

“E di  edhe vetë Saliu këtë, se Dhimua ishte kryetar pune konsensual. Se unë jam nxënësi i Dhimos për çështje të bujqësisë. Ti dekoratë ke fermerin. Zv ministrin e ke njollë”- thotë Rama me humor.

Pjesë nga biseda:

Rama: E di  edhe vetë Saliu këtë, se Dhimua ishte kryetar pune konsensual. Se unë jam nxënësi i Dhimos për çështje të bujqësisë. Ti dekoratë ke fermerin. Zv ministrin e ke njollë. (Dhimos)

Dhimo: Kur kam ardhur këtu dhe e kam parë thashë kjo  është uau. Një punë kolosale. Nëse këto investime sdo ishin bërë bujqësia ska zhvillim. E mbaj mend

Rama: Konkurencën me Erion Braçen nuk ua zgjidh dot.. Sinqerisht falë jush që jeni njerëz me miza në kokë të dhe Erioni, presioni në kuptimin e mirë dhe në të keqin, që na e keni nxirë jetën, kemi arritur të khjellohemi…

Më kujtohet atëherë kur ma ke treguar. Problemi ishte që nuk ishte i degraduar por i rrezikshëm. Ishte ndërhyrje që donte goxha lekë. Këto janë gjëra që sduhen. Sjanë si ato bulevardet e parqet e lali Erit, kanë një strategji.

Çka bëhet për mirë bën lajm me vështirësi, por nëse i marrim me rradhë sektorët, sektori më i keqlajmëruar në mediet në Tiranë është bujqësia. Por nëse marrim faktet, shohim sa produkt vendas shkon në treg dhe në[për shpi në krahasim me produktin e importuar është dyfish.

Është një gjë për të cilën jam realisht krenar që e kemi bërë.

Me kokë të Erion Braçes dhe Bujarit dhe me mbështetjen e kryetarëve të bashkive jemi në kushte ku mund të shkojmë e tu themi njerëzve shumë gjëra ka për të bërë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303